Përmes një statusi në Facebook, Buzhala ka shkruar se çmimi i një Megavati të energjisë elektrike në berzat ndërkombëtare është rritur deri në 500 euro, derisa Kosova aktualisht po operon me minus 160 megavat energji elektrike për orë.

“Pa dashur t’jua tërheq vëmendjen prej temave jetike me te cilat jeni tu preokupu, desha t’ju tregoj qe çmimet e rrymës janë dyfishu ne berzat ndërkombëtare, kane mbrri ne gati 500 euro për megavat. Te njëjtën kohe, tashme ka devijim nga plani i prodhimit vendor, pra janë rreth 160 megavat ne ore minus. Vetëm energjia e munguar nga plani kushton 1.8 milionë euro ne dite ne tregjet ndërkombëtare. Bore mundet me ra, ama dite bash te bardha nuk po na presin”, ka shkruar Buzhala.