Gjoshi i PDK-së: Kryeministri ka hequr dorë nga kontrolli i veriut

Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili po qëndron në Austri në kohën kur në veri të vendit është tensionuar situata.

Ai ka thënë se nuk ka asgjë më urgjente sot se sa të merresh me sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se me këtë kryeministri ka hequr dorë nga kontrolli i veriut.

Sot, një kryeministër i papërgjegjshëm do të qëndrojë në Austri, në ngjarje të kota me majtistë dhe të parëndësishme për shtetin e Kosovës. Sot, ky kryeministër, ka hequr dorë nga kontrolli i veriut. Nuk ka asgjë më urgjente dhe më me interes për Republikën e Kosovës se të merresh me sovranitetin dhe integritetin territorial. Por, jo! Albin Kurti, në kohë kritike ka vendosur të ikë nga Kosova”, ka shkruar ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot po merr pjesë në Vjenë në Samitin e Liderëve të Socialistëve dhe Demokratëve të Ballkanit Perëndimor, me temën “Zgjerimi i Ballkanit Perëndimor TANI! Për një shoqëri sociale, demokratike, paqësore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.