Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar politikanët vendor që përmes Milan Radoiçiqin janë munduar ta integrojnë veriun.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ka qenë irrituese përpjekja që Radoiçiqin me e paraqit si politikan e jo si dikë që me krim e kontrabandë e ka kontrolluar veriun.
“Qysh me e integru veriun me Radoiçiqin dost? Fort irrituese përpjekjet me e paraqitë Milan Radoiçiqin si njëfarë politikani, e jo si dikë që me krim e kontrabandë e ka kontrolluar veriun – edhe me përkrahjen dhe bashkëpunimin e politikanëve në Prishtinë. Radoiçiqin nuk e luftonin, por e kishin dost – herë e pritnin në zyrë, herë në jaht, e herë i shkonin në shpi, për të bërë pazare me të. Veriu mirëmbahej, bashkë me krimin e kriminelët atje. Tash na shesin pallavra folklorike”, ka shkruar ai.