Komisioneri evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka thënë se gjatë takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi në Bruksel, është diskutuar për aplikimin e Kosovës në bashkimin Evropian.
Kështu ka bërë të ditur vetë Varhelyi përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.
“Aplikimi i afërt i Kosovës për të filluar procesin e anëtarësimit në BE ishte tema e takimit me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi”, ka shkruar ai.
Në komunikatën e dërguar për media thuhet se kjo vizitë, do të shërbejë për informimin dhe koordinimin me partnerët tanë evropianë, në tre institucionet kryesore të BE-së, sa i përket aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Kjo vizitë, do të shërbejë për informimin dhe koordinimin me partnerët tanë evropianë, në tre institucionet kryesore të BE-së, sa i përket aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatën e dërguar për media.