Tensionet në veri të vendit – kjo është lëvizja e fundit e Vuçiqit

Pas shumë tensioneve ditëve të fundit për shkak të provokimeve të vazhdueshme që serbët po bëjnë ndaj Policisë së Kosovs dhe qytetarëve në atë pjesë, presidenti Aleksamdar Vuçiq ka thirrur në orën 19:00 mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Për vendimet e fundit presidenti do të flasë në orën 19:30, shkruan Kurir.rs.

Veriu i Kosovës është ende i bllokuar nga qytetarët dhe policia.

Kalimet në Jarinje dhe Bërnjak nuk mund të kalohen as në këmbë, as me makinë.

Në barrikadat e ngritura nga serbët në shenjë proteste kundër arrestimit të ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiq, nata ka kaluar e qetë, por e tensionuar.

Presidenti Aleksandar Vuçiq tha mbrëmë se teksti i kërkesës që do t’i dërgohet komandantit të KFOR-it për kthimin e një numri të caktuar të pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në territorin e Kosovës është rënë dakord në përputhje me OKB-në. Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.