Gareth Southgate duhet të vazhdojë që të jetë trajneri i Kombëtares së Anglisë, nëse ai ndjen se lojtarët e përkrahin atë, ka thënë ish-trajneri i Anglisë, Fabio Capello.
Southgate e ka pranuar se ka qenë pjesë e një konflikti teksa është duke e konsideruar të ardhmen e trajnerit te Anglia pas eliminimit në çerekfinale të Kupës së Botës nga Franca, raporton KosovaPress.
Capello, i cili ka drejtuar Anglinë nga viti 2007 deri në vitin 2012, e ka lavdëruar punën që e ka bërë Southgate, dhe beson që ai duhet të vazhdojë si trajner i kombëtares për aq kohë sa beson që lojtarët janë të gatshëm t’i ndjekin urdhrat e tij.
“Ai ka bërë një punë të mirë dhe e ka krijuar një ekip shumë të mirë, një skuadër të re. Ai duhet të vendosë nëse qëndron apo largohet. Ky është problemi i tij. Nëse je i sigurt që lojtarët të binden, atëherë duhet të qëndrosh. Nëse mendon se lojtarët nuk të përkrahin duhet të largohesh”, tha Capello për “Sky Sports”.
“Kjo është ideja ime. Sidoqoftë, Southgate mund të vendos si të dojë. Për ta kuptuar ai duhet të flas edhe me FA (Federata Angleze). A më besoni mua? A nuk më besoni mua. Pastaj largohu. Tung tung”, shtoi më tej trajneri italian.
Ish-trajneri i Middlesbrough, i cili e udhëhoqi Anglinë drejt gjysmëfinales së Kupës së Botës së vitit 2018 dhe në finale të Kampionatit Evropian Euro 2020, ka qenë në krye të “Tre Luanëve” që nga viti 2016 dhe ka kontratë aktuale deri në dhjetor të vitit 2024.