Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, sot deklaroi Kosova ka përparësi të shumta për investime të huaja.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, sot deklaroi Kosova ka përparësi të shumta për investime të huaja.
Ministria Hajdari në konferencën vjetore mbi zhvillimet më të fundit në promovimin dhe tërheqjen e investimeve në Kosovë, tha se
Kosova synon më shumë investime, eksporte dhe punësim, teksa shtoi se vendi ynë ka potencialin e ndërmarrësisë.
Në këtë konferencë ishte paraparë të jetë i pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti, por sipas ministres Hajdari, Kurti do t’i bashkohet këtij forumi pak më vonë.
Gjatë periudhës janar – shtator 2022 investimet e huaja kanë shënuar vlerën në 566.9 milionë euro, apo krahasuar me vitin e
kaluar të periudhës se njëjtë, ka një rritje prej 43.6% të investimeve të huaja.
Pavarësisht sfidave, Kosova ka tërhequr një numër investitorësh të rëndësishëm, duke përfshirë disa firma ndërkombëtare,
megjithëse ka mjaft potencial të pashfrytëzuar.
Në këtë ngjarje, u tha se Kosova ka bërë progres të vazhdueshëm në krijimin e një ekonomie tregu moderne dhe miqësore,
duke ofruar mundësi të mëdha investimi, duke ruajtur rritjen ekonomike dhe stabilitetin rajonal.
Sipas KIESA-s, ekonomia e Kosovës në vitet e fundit ka shënuar një normë pozitive të rritjes ekonomike, përkundër sfidave
që paraqesin luhatjet në ekonominë globale, veçanërisht në atë evropiane.
Po ashtu, u tha se në këtë aspekt, Kosova ka shënuar një rritje të konsiderueshme të investimeve gjatë vitit 2021, duke arritur vlerën prej 420.7 milionë euro.
Kjo ngjarje mblodhi të gjithë akterët relevantë dhe një spektër të gjerë të ndërmarrjeve dhe bizneseve kosovare.
Objektivi i përgjithshëm është të nxisë rritjen e IHD-ve dhe eksporteve të Kosovës.