Kumbaro: Në prill 2023, Shqipëria mirëpret Forumin Global të Turizmit

Në përmbyllje të një viti që për turizmin ishte i suksesshëm, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro pati një takim me përfaqësues nga shoqatat e turizmit, hotelierët, agroturizmet dhe profesionistë nga e gjithë Shqipëria. Gjatë fjalës së saj, ministrja Kumbaro ndau me të pranishmit lajmin se Shqipëria deri më 30 nëntor të vitit 2022, arriti shifrën e 7.1 milionë vizitorëve të huaj.

“Deri më 30 nëntor kemi mbërritur në shifrën e 7.1 milionë turistëve të huaj dhe besoj që me këtë, kemi shënuar një rekord që kalon pritshmëritë tona. Kjo ende nuk është shifra finale, sepse muaji dhjetor, sipas atyre që thoni dhe ju, parashikohet sërish të jetë plot me vizitorë. Ka qenë një vit që filloi me optimizëm në janar dhe na trembi në shkurt, kur filloi një luftë shumë e egër, lufta në Ukrainë”, u shpreh ministrja Kumbaro. Gjatë takimit, ministrja u shpreh se pas disa ngjarjeve si tërmeti, apo pandemia, turizmi ia doli të rimëkëmbet, falë pozitivitetit të gjithë sektorit.

“Me gjithë traumën e tërmetit, me gjithë traumën e pandemisë, Shqipëria dhe sektori i turizmit në Shqipëri tregoi që ishte paksa në të njëjtin model siç është populli shqiptar, të cilit sa herë që i ndodhin probleme të mëdha, gjen energjinë për t’u ngritur më lart se ç’ishte më parë. Pati një pozitivitet të madh nga gjithë sektori”, vazhdoi Kumbaro. Në fjalën e saj, përballë përfaqësuesve të sektorit të turizmit, ministrja Kumbaro konfirmoi pjesëmarrjen e Shqipërisë në panairin e Berlinit, më të madhin në Evropë, në mars të vitit 2023.

Po ashtu, ministrja bëri me dije se në prill të vitit që vjen Shqipëria do të presë Forumin Global të Turizmit në Tiranë, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Turizmit, nën kujdesin e sekretarit të kësaj organizate Zurab Pololikashvili dhe kryeministrit Edi Rama, sikundër foli edhe për promovimin që do t’i bëhet Shqipërisë në mediet ndërkombëtare.

http://live.dtv-ks.com:8082/live/DTVHD.stream/playlist.m3u8

Leave a Reply

Your email address will not be published.