Një burrë është gjetur i vdekur dje në Podujevë.
Policia sot ka informuar se mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në kamp-shtëpizën e tij.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”, është bërë e ditur nga Policia.
Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.