Osmani, Kurti e Konjufca nënshkruajnë aplikimin për anëtarësim e Kosovës në BE

Krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti e kanë nënshkruar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Krerët e shtetit e kanë vlerësuar këtë si ditë historike dhe si një lëvizje drejt jetësimit të ëndrrës së kamotshme të popullit të Kosovës.

Konfirmimin se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në BE, e bëri të ditur dje edhe kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

 “Ka ardhur koha që statusin potencial për kandidat që na është njohur shumë kohë më parë, ta kthejmë në status kandidat duke kaluar në një fazë të re të raporteve me BE-në.

Kjo është në përputhje me aspiratat e qytetarëve që besojnë se e ardhmja jonë është BE-ja”, tha Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.