​Paraburgim kundër të pandehurit A.K për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale sulm seksual

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit A.K., pasi dyshohet për sulm seksual ndaj një 11-vjeçarje. Sipas njoftimit, gjykata ka marrë vendim pas parashtrimit të kërkesës nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit A.K., pasi dyshohet për sulm seksual ndaj një 11-vjeçarje. Sipas njoftimit, gjykata ka marrë vendim pas parashtrimit të kërkesës nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Prishtinë, 14 dhjetor 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.K për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Sulm seksual nga neni 229 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 3 pika 3.7 dhe lidhur me par të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.K e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji. Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale ku dyshohet se është kryer ndaj viktimës e cila është e mitur dhe me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku që i njëjti do të asgjësojë, fshehë, ndryshojë apo edhe të falsifikojë provat e veprës penale, ndikimit në të dëmtuaren dhe në dëshmitarë andaj masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë preventive që do të parandaloj të njëjtin në përsëritjen e veprës penale. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thuhet nw njoftimin e gjykatës.

http://live.dtv-ks.com:8082/live/DTVHD.stream/playlist.m3u8

Leave a Reply

Your email address will not be published.