Deklarohet KFOR-i për situatën në veri

Barrikadat në veri të vendit, saktësisht në vendkalimet kufitare në Bërnjak dhe Jarinje ende nuk janë larguar, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare që të hiqen këto bllokada.

Megjithatë, KFOR-i thonë se janë të përkushtuar dhe të aftë që në Kosovë të sigurohet një mjedis i sigurt.

“KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për të zbatuar mandatin e tij të OKB-së për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thotë KFOR-i.

KFOR-i thotë se janë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in kanë shtuar patrullimet e zgjeruara në veri të Kosovës.

“Komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë homologët e tij, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë dhe Organizatat e Sigurisë së Kosovës dhe me Shefin e Forcave të Armatosura të Serbisë”, thuhet tutje në përgjigje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.