Reshjet e shiut kanë përkeqësuar sërish situatën në qarkun e Lezhës ku nën ujë janë 620 hektarë tokë. Rritja e nivelit të lumenjve dhe prurjeve të tyre kanë bërë që në zonën e Zadrimës rreth 120 ha të jenë në ujë
Reshjet e shitur kanë përkeqësuar sërish situatën në qarkun e Lezhës ku nën ujë janë 620 hektarë tokë. Rritja e nivelit të lumenjve dhe prurjeve të tyre kanë bërë që në zonën e Zadrimës rreth 120 ha të jenë në ujë.
Në Hidrovorin e Balldrenit ka rreth 350 ha të përmbytura dhe rreth 50 ha të përmbytura në kënetën Tresh-Spiten. Edhe në fushën e Gjonëmit kemi rreth 100 ha toka të përmbytura.
Gjithashtu HEC-et e Ulzës e Shkopetit kanë hapur portat e shkarkimit me 600 m³/s duke krijuar prezencë ujë në bizneset e që janë në Lagunën e Patokut.