​Historiani shqiptar: Njohja e Kosovës nga Vatikani do t’i hiqte Serbisë mundësinë e abuzimit me manastire

Njohja e Kosovës nga Vatikani do të ishte një hap i pazëvendësueshëm për Kosovën, duke hapur mundësinë për të paktën 20 njohje të reja, thotë historiani Ermir Gjinishi. Ai vlerëson se kjo njohje do të ndihmonte ndjeshëm dialogun Beograd-Prishtinë, duke i hequr Serbisë mundësinë e abuzimit me një nga pikat më të nxehta të tij, manastiret.

Njohja e Kosovës nga Vatikani do të ishte një hap i pazëvendësueshëm për Kosovën, duke hapur mundësinë për të paktën 20 njohje të reja, thotë historiani Ermir Gjinishi. Ai vlerëson se kjo njohje do të ndihmonte ndjeshëm dialogun Beograd-Prishtinë, duke i hequr Serbisë mundësinë e abuzimit me një nga pikat më të nxehta të tij, manastiret.

Gjinishi thotë se njohja e Kosovës nga Vatikani do t’i siguronte vendit tonë njohjen nga Spanja dhe Sllovakia, dy vende të BE-së që nuk e kanë njohur.

“Marrëdhëniet e shqiptarëve me Vatikanin janë shumë miqësore. Të gjithë presidentët e kryeministrat e Shqipërisë e Kosovës kanë vizituar Vatikanin dhe janë takuar me Papën. Por vizita e Presidentit Begaj në fillim të këtij muaji pati një veçori. Ai është i pari president shqiptar që kërkon njohjen e Kosovës. Njohja e Kosovës nga Vatikani do të ishte një hap i pazëvendësueshëm për Kosovën. Vatikani përveçse është shtet, është institucioni fetar më i madh global me ndikim të madh, sidomos në shtetet me mazhorancë katolike. Nëse Vatikani njeh Kosovën, hapet mundësia për të paktën 20 njohje të reja. Ajo do të vinte me pozita imponuese Spanjën dhe Sllovakinë, dy shtete të BE-së të cilat akoma nuk e kanë njohur. Shtetet e Amerikës Latine, ku Serbia dhe Rusia me diplomacinë e tyre kanë bllokuar njohjet, do orientonin qasjet drejt njohjes…. Kjo njohje do të ndihmonte ndjeshëm dialogun Beograd-Prishtinë, duke i hequr Serbisë mundësinë e abuzimit me një nga pikat më të nxehta të tij, manastiret. Njohja do t’i jepte tjetër frymëmarrje dialogut dhe do të shkurtonte distancën e njohjes reciproke mes Serbisë dhe Kosovës. Ajo do të kontribuonte jo vetëm në natyralizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi por edhe në paqen e stabilitetin e rajonit”, thotë ai në një opinionin të publikuar në javanews.al.

Gjinishi vlerëson se edhe shtetet e Amerikës Latine, ku Serbia dhe Rusia me diplomacinë e tyre kanë bllokuar njohjet, do orientonin qasjet drejt njohjes.

Sipas tij, njohja do t’i hiqte aleancës ruso-serbe një nga pseudo argumentet e tyre më absurde, shkruan KosovaPress.

“Frymëzimi fetar i agresionit diplomatik serb ndaj Kosovës, bazuar në faktin se shumica shqiptare i përket besimit islam, do pësonte disfatën më të rëndë. Me njohjen e Kosovës do t’i hapej rruga Kishës Katolike të Kosovës për marrëveshje me shtetin e Kosovës, njëlloj si Kisha Katolike në Itali dhe Shqipëri. Ky do të ishte precedenti juridik dhe kushtetues për bashkësitë e tjera fetare, përfshi Kishën Ortodokse serbe në Kosovë, të përmbyllin kornizën ligjore të funksionimit të tyre si ente autonome brenda shtetit që i përkasin. Do të zgjidhte ligjërisht, njëherë e përgjithmonë, statusin e Kishës Ortodokse serbe në Kosovë, të cilin Serbia e përdor si kalin e Trojës”, thotë ai.

http://live.dtv-ks.com:8082/live/DTVHD.stream/playlist.m3u8

Leave a Reply

Your email address will not be published.