Emri i tij i vërtetë është Isa. Për këtë edhe kishte përdorur pseudonimin Mesihi.
Në të gjitha tezkiret është regjistruar se Mesihi ishte nga Prishtina.
Poeti qysh si i ri është ndarë nga vendlindja dhe kishte shkuar ne Stamboll për t’i vazhduar studimet.
Mesihi është një poet origjinal në radhët e poetëve te poezisë se divanit.
Fantazia, origjinaliteti dhe thellësia e mendimeve ia mundësuan poetit që të krijojë një stil të veçantë, stil që mund të kuptohet vetëm nga njerëzit e shkolluar.
Mesihi ishte nga poetët e periudhës se Mehmedit II, dhe është nga poetët më të dashur të poezisë së divanit.
Në moshë të re ka shkuar në Stamboll ku filloi studimet në medrese, dhe aty ka mësuar artin e kaligrafisë, dhe pasi bëhet mjeshtër i kaligrafisë dhe pasi kreu studimet, hyri në shërbim të vezirit të madh Hadim Ali Pashes, si sekretar i kancelarisë së tij.
Burimet regjistrojnë se meqë Mesihi për nga natyra ishte personalitet boem, i pakujdesshëm, e ka lënë pas dore profesionin e tij dhe për këtë arsye e ka humbur simpatinë e Ali Pashait.
Sipas asaj që thotë Ashik Celebiu, Mesihi kishte kaluar një jetë të shfrenuar dhe më shumë shikonte të jetojë kënaqësitë jetësore sesa të avancohej në detyrë.
Suksesi në kaligrafi dhe dashuria e tij në këtë art, poetit i ndihmoi të fitojë popullaritetin dhe u bë i afërt tek Hadim Ali Pasha, i cili u bë mbrojtësi i vetëm i tij, dhe Mesihin e kishte marrë si sekretar (qatip të divanit).
Mesihi ishte i aftë edhe në përshkrim.
Ndër shkrimet e tij përshkruante edhe bukuritë e vendeve, vashave madje edhe ka bërë edhe përshkrimin e dyzetegjashtë djemve të Edirnës. Si pasojë e kësaj është gjykuar edhe për pëlqim të gjinisë së njëjtë.
Nder veprat e tij janë:
- a) Divani – një munaxhat (lutje), 21 kaside (ilahi), 1 mersije (elegji), 1 shehrengiz, 290 gazele (lirika), 13 kita (pjesë), 2 murraba, 5 ninulla dhe 3 mufrede, Divani gjithsej përmban rreth 1800 dyvargjeshe (bejte).
- B) Shehrengizi- ia ka kushtuar Edirnës (përshkrimi…) – është shkruar në formë mesnevije. Përbehet nga 173 bejte.
- C) Gul-I Sadberk (trëndafili me njëqind gjethe). Në të ka njëqind letra, qe ishin shkruar për shkaqe të ndryshme.
Mesihi poezinë më të bukur ia ka kushtuar stinës së pranverës, e titulluar : “Haiyya-i Bahariyye”
Dinle bulbul kissasin kim geldi eyyam-i bahar
Kurdi her bir bagda hengame-i bahar
Oldi sim-efsan ana ezhar-I badam-I bahar
Ays u nus et kim gecer kalmaz bu eyyam-I bahar
Dëgjo si këndon bilbili, ja erdhi pranvera
Lulëzuan lulet në çdo kopsht, kudo vallja po luhet
Dhe prej drurit të bajamit vjen duke fluturuar behari
Pi e gëzohu, sepse shpejt do të kalojë edhe pranvera