Njëri nga urëtarët e vjetër kishte vendosur sipër kokës një çallmë të madhe.
Kudo që shkonte nuk i mungonte çallma në kokë.
Një ditë në mëngjes del nga shtëpia dhe po vazhdonte drejt dergjahut.
Derisa ai ecte një hajdut i fshehur në skaje të rrugës e ndiqte nga pas.
Kur arriti në një rrugicë të zbrazët dhe të qetë në të cilin nuk kalonin shumë kalimtar ai e sulmoi nga pas dhe duke ia marrë çallmës filloi të ikë.
Ndalo i bërtiti nga pas.
Heqja brezin se është i mbështjellur e shikoja brendinë.
Hajduti në të njëjtën kohë që po vraponte filloi ta zgjidhë mbështjellësin.
Më në fund e zgjidhi, por çfarë të shihte.
E tërë brendia e tij ishte e stërmbushur me disa beza të thjeshtë.
Në dorë i mbeti një copë bezi.
U nervozua teje mase dhe e hodhi në tokë.
Iu drejtua duke e qortuar: Unë kam menduar se ashtu siç e ka pamjen e jashtme e ka edhe brendinë, ndërsa ti hileqar paske qenë.
Urëtari: eh pra bir, dynjaja mu kështu është.