Kryetari i Këshillit rajonal për të Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Komunën e Mitrovicës, Halit Barani, ka reaguar ashpër pasi raportimeve se në fshatin Qabër janë vendosur barikada.
Barani përmes një postimi në Facebook, thotë se, kjo nuk është e vërtetë.
Fshati Qabër është i vetmi me shqiptarë në komunën e Zubin Potokut, që sipas Baranit, serbët as që kanë mundësi me vendosë barikadë aty.
Postimi i plotë:
Që nga mbrëmë, më 14.XII.2022, nëpër mjete të ndryshme të informimit dolën me një informatë të paverifikuar mire, ma mire me thënë me një rrenë gjëja se në fshatin Qabër të Zubi Potokut, bandat kriminele çetnike serbe kanë ngritur një barikadë, fshat ky i vetmi me shqiptarë në këte komunë.
Në fshatin Qabër nuk ka kurfarë barikade as që ka mundësi me u vu fare barikade, banorët e fshatit në fjalë lëvizin lirshëm si gjithëherë.
Për ata që flasin pavarësisht për çfarë lokacioni e nuk kanë lidhje as ku është as qfarë pozite ka si lokacion, ata ishte dashur mos me fol fare ose kur mendojnë me thane diqka s’pari me pyet e pastaj me dal me informata e jo me dezinformuar si rasti i barikades për Qabër.
Nuk ka barikada në Qabër, deri kur kështu me dezinformata…?!