26 vjet burgim për Salih Mustafën, Specialja e shpall fajtor për krime lufte

Trupi gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë, në krye me gjyqtaren Mappie Veldt Foglia ka shqiptuar aktgjykim fajësues ndaj ish pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa duke e dënuar atë me 26 vjet burgim, llogaritur kohën e kaluar në paraburgim. Prokuroria pretendon se i njëjti ka kryer krime lufte dhe akuzat që rëndojnë mbi të janë: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë, vrasje e paligjshme, ndërsa ai është shpallur fajtor për pikën 1, 3 dhe 4.

Trupi gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë, në krye me gjyqtaren Mappie Veldt Foglia ka shqiptuar aktgjykim fajësues ndaj ish pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa duke e dënuar atë me 26 vjet burgim, llogaritur kohën e kaluar në paraburgim. Prokuroria pretendon se i njëjti ka kryer krime lufte dhe akuzat që rëndojnë mbi të janë: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë, vrasje e paligjshme, ndërsa ai është shpallur fajtor për pikën 1, 3 dhe 4.

“Ky aktgjykim shqiptohet publikisht në emër të popullit të Kosovës”, ka thënë kryegjykatësja derisa e ka lexuar atë.

Foglia: Trupi gjykues dënon Salih Mustafën më 26 vjet burgim

Video

“Trupi gjykues ka përcaktuar dënim me 10 vjet burgim për krimin e luftës së ndalimit arbitrar pika 1, dënim me 22 vjet burgim për krimin e luftës së torturës pika 3, dhe dënim me 25 vjet burgim për krimin e luftës së vrasjes së paligjshme pika 4. Trupi gjykues ju dënon me vendi të njësuar më 26 vjet burgim në të cilën llogaritet koha e kaluar në paraburgim”, ka thënë kryetarja e turpit gjykues.

Gjykatësja ka thënë se trupi gjykues konstatoi se Prokurori i Specializuar ka vërtetuar jashtë dyshimit të arsyeshëm se u krye krimi i luftës i ndalimit arbitrar i pikës 1 kundër të paktën gjashtë personave në kompleksin e ndalimit në Zllash, afërisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999.

Foglia: Trupi gjykues konstatoi se të paktën 6 personave ju huq liria në Zllash

Video

“Ndalimi arbitrar: Nga tërësia e provave trupi gjykues konstatoi se të paktën 6 personave ju hoq liria afërisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në kompleksin e ndalimit në Zllash. Viktimat u arrestuan nga anëtarë të BIA-s ose ushtarë të tjerë të UÇK-së në vende të ndryshme përreth Zllashit, Më tej ata ju dorëzuan anëtarëve të BIA-s në kompleksin e ndalimit në Zllash. Provat vërtetojnë qartësisht se kompleksi i ndalimit në Zllash kontrollohej vetëm nga BIA dhe komandanti i i saj zoti Mustafa”, ka thënë gjykatësja.

Gjithashtu ajo ka thënë se trupi gjykues konstatoi se Prokurori i Specializuar ka vërtetuar jashtë dyshimit të bazuar se krimi i luftës i torturës në pikën 3 u krye ndaj së paku 6 personave në kompleksin e ndalimit në Zllash afërisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999.

Por, trupi gjykues ka vlerësuar se akuza e trajtimit mizor mbulohej tërësisht nga akuza e torturës dhe rrjedhimisht ka marrë vendim që të mos e shqyrtonte më tej,

“Kjo u bë për hire të drejtësisë për zotin Mustafa”, ka thënë kryetarja e turpit gjykues.

Ndërsa lidhur me pikën 4, vrasje e paligjshme, sipas turpit gjykues viktima ka vdekur afërsisht midis 19 prillit 1999 dhe fundit të prillit 1999 për shkak të keqtrajtimit të ëndë nga anëtarë të BIA-s, refuzimit për t’i dhënë ndihmë mjekësore si dhe nga plagë të marra me armë zjarri.

Sipas turpit gjykues, vdekja e viktimës mund t’i atribuohet veprimeve ose mosveprimeve të Mustafës si komandant i BIA-s.

Foglia: Provat vërtetuan se shkaqet e vdekjes së viktimës ishin keqtrajtimi i skajshëm dhe refuzimi për t’i dhënë ndihmë mjekësore

Video

“Provat vërtetuan pa asnjë dyshim se dy shkaqet e para të vdekjes, konkretisht keqtrajtimi i skajshëm i viktimës së vrasjes së paligjshme dhe refuzimi i ndihmës mjekësore janë tereshit rezultat i veprimeve dhe mosveprimeve të zotit Mustafa dhe vartësve të tij në BIA në kompleksin e ndalimit në Zllash. Sa i takon shkakut të tretë të vdekjes, gjegjësisht plagëve me arme zjarri, ndonëse përfundimi më me gjasë ishte se anëtarët e BIA-s qëlluan me plumba viktimën e vrasjes së paligjshme përpara se të largoheshin nga kompleksi i ndalimit në Zllash, ky nuk ishte i vetmi vendim i arsyeshëm bazuar në tërësinë e provave. Ekziston në fakt dyshimi i arsyeshëm nëse plagët me armë zjarri që u identifikuan në trupin e viktimës së vrasjes së paligjshme, mund t’ u atribuoheshin anëtarëve të BIA-s apo forcave serbe, për arsyet që shpjegohen me hollësi në aktgjykim. Megjithatë trupi gjykues nxori përfundimin e ky dyshimi i arsyeshëm nuk pati ndikim në atribuimin e vdekjes së viktimës zotit Mustafa”, ka thënë ajo.

Në seancën e shpalljes së aktgjykimit, trupi gjykues deklaroi se dëshmitë e dëshmitarëve të ZPS-së ishin të qarta, koherente dhe përputhëse.

Sipas turpit gjykues ato konfirmuan njëra tjetrën dhe të njëjtat u konfirmuan pastaj nga provat ë tjera të besueshme sipas trupit gjykues.

Foglia: Lidhjet e ngushta të dëshmitarëve me Mustafën ndikuan negativisht në besueshmërinë e dëshmisë së tyre

Video

“Trupi gjykues konstatoi se dëshmitë e dëshmitarëve të thirrur nga Prokuroi i Specializuari shin të besueshme dhe u mbështet në to, edhe pse në masa të ndryshme. Në lidhje me dëshmitarët e mbrojtjes, turpi gjykues veçoi disa faktor që ndikuan negativisht në besueshmërinë e tyre, ndër këta faktorë ishin: lidhjet e forta dhe të ngushta midis dëshmitarëve dhe zotit Mustafa, që buronin nga raporti vartës-epror gjatë kohës kur ishin në njësitin BIA në vitin 1999 dhe marrëdhëniet peronave mes tyre, miq apo lidhej familjare komunikimet e afërta në mes të dëshmitarëve dhe zotit Mustafa para dhe pas intervistave të tyre me Prokurorin e Specializuar”, ka thënë kryetarja e trupit gjykues.

Ky është aktgjykimi i parë i Speciales për pretendimet për krime lufte.

Për Salih Mustafën Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte kërkuar dënim fajësie me 35 vjet burgim.

Sipas Dhomave të Specializuara “Prokurori i Specializuar e akuzon Salih Mustafën për përgjegjësi penale individuale dhe përgjegjësi penale si epror për krimet e kryera nga disa anëtarë të UÇK-së kundër personave të ndaluar në kompleksin e ndalimit në Zllash, në rajonin Gollak të Kosovës. Sipas aktakuzës, afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe rreth fundit të prillit 1999, Salih Mustafa dhe disa ushtarë, policë e roja të UÇK-së patën të njëjtin qëllim të përbashkët të marrjes në pyetje dhe keqtrajtimit të të ndaluarve në kompleksin e ndalimit në Zllash”.

Procesi ndaj Mustafës në Hagë është përcjellur me zvarritje sa i përket procedurës paraprake e cila ka zgjatur mbi 11 muaj.

Mbrojtja e ish pjesëtarit të UÇK-së ka pasur ankesa lidhur me vonesa në nxjerrje të materialeve, në përkthime si dhe redaktime të shumta.

Gjykimi ndaj Mustafës ka nisur më 15 shtator të vitit 2021 dhe janë mbajtur seanca në 52 ditë.

Janë tetë persona që të cilët pretendojnë që janë viktima dhe që kanë marrë pjesë në këtë proces gjyqësor, ndërsa janë dëgjuar 13 dëshmitarë të ZPS-së dhe 15 të mbrojtjes.

Shumë nga dëshmitarët e prokurorisë kanë qenë të mbrojtur, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për publikun.

Në fillim të këtij procesi Salih Mustafa, ndaj të cilët rëndojnë akuza me pretendimin për krime lufte, ishte deklaruar i pafajshëm para trupit gjykues. Ai po qëndron në paraburgim në Hagë prej 24 shtatorit të vitit 2020 kur është arrestuar.

Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.