Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në një konferencë për media tha se, sot në mbledhje është aprovuar strategjia e energjisë së Republikë së Kosovës. Strategjia e energjisë është një dokument i cili vendos orientimin afatgjatë dhe vendos themele për një sektor të energjisë më të pastër dhe efiçiente dhe ku qytetarët janë më të përfshirë. Vizioni është të kemi një sektor panevropian.

“Strategjia ka pesë obektiiva strategjike për vlerësimin e sistemit të dekarbonizimit. Rritja e efiçiencës së energjisë, forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe funksionimit të tregut dhe mbrojtja e konsumatorit”, tha ajo.
Rizvanolli theksoi se për grupet e cenueshme strategjia parasheh skema mbështetëse.
Si pikë kyçe sipas saj e kësaj strategjie, ministja e Ekonomisë tha se edhe burimet e ripërtëritshme janë kyçe për tranzicion.
Sipas Rizvanollit, kjo strategji pritet që javën e ardhshme të votohet në Kuvendin e Kosovës.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku tha se projektligji për kinematografinë, prej sot shpall filmin si sektor kjo nënkuton më shumë financim.
“Buxheti për filmin në Kosovë, krijon kushte për ekonominë e vendit dhe tërheqjen e investimeve të huaja në film përmes përmbajtjes kushdo nga producentët e huaj investon për të bërë një film në Kosovës 30% e investimeve do tu kthehet atyre”, është shprehur Çeku.
Ai tha se koncept dokumenti për rininë hap rrugë për një reformë të plotë në sektorin e rinisë që parasheh edhe licencimin e punës rinore.