“Z” famëkeqe ruse, përveç Ukrainës kërcënon edhe Kosovën

Hulumtuesja amerikane Ivana Stradner ka shpërndarë në twitter simbolet e agresionit rus në Ukrainë, të destinuara veçantë për Kosovën.

“Me sa duket, shenja “Z” nuk është më e lidhur vetëm me agresionin rus në Ukrainë. “Telegram” rus tani promovon një slogan të ri “Z për Kosovën”.

Tensionet në veri të Republikës së Kosovës janë shtuar që nag koha e barrikadimit të serbëve.

Kryeministri Kurti ka deklaruar se ka njerëz të armatosur.

Në anën tjetër, për ditën e nesërme, grupe të esktremit të djathtë serb, të lidhur ngusthë me Federatën e Rusisë, nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina, kanë deklaruar se do të vijnë në Jarinje për ta “çliruar” Jarinjën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.