Bislimi: Ka pasur plan ruso-serb, që dje të digjej pika kufitare e Jarinjës

Protesta e serbëve në Jarinjë, sipas zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka qenë plan “ruso-serb, që dje të digjej pika kufitare e Jarinjës”.

Në një reagim, Bislimi tha se “intensiteti i sulmeve hibride të Serbisë dhe Rusisë ndaj Republikës së Kosovës është rritur ndjeshëm”.

Megjithatë, sipas tij, ky plan i Serbisë dhe Rusisë u parandalua nga institucionet e Kosovës, në bashkëpunim me aleatët perëndimor duke e veçuar ShBA-në.

“Ky plan u parandalua nga institucionet e Republikës së Kosovës (veçmas mekanizmat e sigurisë), në bashkëpunim me partnerët perëndimorë (veçmas amerikanët). Pavarësisht se policia e Serbisë, dje u shfaq duke i ndaluar huliganët që mos ta djegin Jarinjën, ky quhet vetëm një akt tërheqjeje nga ana serbe, duke e parë se një gjë e tillë do t’iu dështonte”, ka deklaruar Bislimi.

Tutje ai, ka theksuar orientimin pro perëndimor të Kosovës, teksa po ashtu e vënë theksin edhe tek aleanca e Serbisë me Rusinë dhe Kinën.

“Ata përfaqësojnë agresionin, ne përfaqësojmë lirinë!”, ka shkruar Bislimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.