Kush ishin pjesëmarrësit në takimin mes Kosovës dhe Serbisë në Zvicër dhe çka u diskutua?

Këshilli për Qeverisje Gjithëpërfshirëse (CIG) u mblodh më 11-12 nëntor 2022 në Solothurn të Zvicrës, tryezën e tij të rrumbullakët me zyrtarë të lartë të partive kryesore politike të Kosovës dhe Serbisë.

Në raportin e publikuar nga Këshilli për Qeverisje Gjithëpërfshirëse thuhet se pjesëmarrësit trajtuan tensionet e fundit dhe perspektivat për një marrëveshje gjithëpërfshirëse bazuar në një kornizë të fundit të BE-së.

Mediumi zviceranë NZZ pati raportuar se janë mbajtur takime sekrete ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë.

Për këtë reagoi edhe shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila e cila tha se takimet nuk janë sekrete dhe janë negociata. Sipas saj në këto takime marrin pjesë pozitë dhe opozitë.

Ndërkaq, shihet se pjesë e këtij diskutimi të publikuar ishte pozita edhe opozita si dhe përfaqësues serb.

Gresa Baftiu, Këshilli për Qeverisje Gjithëpërfshirëse; Shpëtim Gashi, Këshilli për Qeverisje Gjithëpërfshirëse; Ardian Gjini, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës; Lutfi Haziri, Lidhja Demokratike e Kosovës; Mimoza Kusari Lila, Lëvizja Vetëvendosje; Bernard Nikaj, Partia Demokratike e Kosovës; Djordje Pavicevic, Mos e lini Beogradin D(r) të zotërojë/Ne duhet të koalicionim; Sanda Raskovic Ivic, Partia Popullore; Alex Roinishvili Grigorev, Këshilli për Qeverisje Gjithëpërfshirëse; Branko Ruziq, Partia Socialiste e Serbisë; Roland Salvisberg, Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës; Nemanja Starovic, Partia Përparimtare Serbe, ishin emrat që morën pjesë në këtë takim.

Në draftin e publikuar thuhet se tryeza është pjesë e një projekti më të madh për normalizimin marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i financuar dhe zbatuar në bashkëpunim me Departamentin Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës (FDFA).

Sa i përket dialogut Kosovë – Serbi, janë paraqitur gjashtë konkluzione të takimit mes përfaqësuesve kosovarë e serbë.

Ndërkaq, thuhet se pjesëmarrësit trajtuan gjithashtu tensionet e vazhdueshme dhe sugjeruan disa hapa të menjëhershëm.

“1. Prishtina duhet të zgjerojë përdorimin e targave të veturave në katër komunat veriore. 2. Palët duhet të gjejnë mënyra për të lejuar kthimin e policisë, doganierëve, administratës në punë. Kur kthimi i menjëhershëm nuk është i mundur, qeveria e Kosovës mund të miratojë një ligj për amnisti për të bërë të mundur kthimin. 3. Qeveria e Kosovës duhet të fillojë me hartimin e statutit të Asociacionit/Bashkësisë. Disa thanë se statuti duhet të hartohet brenda katër muajve. 4. Duhet diskutuar një model për zgjedhjet në veri në të cilat marrin pjesë serbët dhe të rënë dakord, mundësisht brenda tre muajve”, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published.