VV-ja në Gjakovë ankohet se partia po punëson njerëz, regon Vitija: Paskan harru me përmend dhëndrin Mimoza Kusarit

Një shkresë e Kryesisë së Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë, nxirrte ankesa se si si shefja e grupit parlamentar, Mimoza Kusari-Lila, është duke i kapur ndërmarrjet publike që operojnë në këtë komunë, përmes punësimit të njerëzve të saj të afërt.

Mirëpo, gazetari i Shëndetësisë, Bujar Vitija, ka thënë se në këtë shkresë qenka harruar të “përmendet edhe dhëndri”, duke iu referuar dhëndrit të Mimoza Kusari – Lila, për të cilin është raportuar se është punësuar emëruar në Bordin e Ankesave në Agjencinë për Produkte dhe Pajisje Medicinale.

“Qendra e LVV-së në Gjakovë paska reagu për emërimet në Spitalin e Gjakovës dhe Mjekësi të Punës me ndikim te Mimoza Kusari-Liles. Paskan harru me permend edhe dhëndrin në Bordin e Ankesave të AKPM-së. Adresa për këto emërime është në MSH. Kjo është konfirmu hapur nga një anëtar i Alternatives ne Spitalin e Gjakoves i cili ka qene kryesues i komisionit ne nje konkurs per infermiere. “Emri im si kryesues është vendos nga ministria”, pati deklaru ai”, ka shkruar Vitija në llogarinë e tij në Facebook, i cili ka shtuar se ka kërcënime nëse nuk kryhen emërimet dhe punësimet.

“Përndryshe ka kercenime te llojit nese nuk kryhen emërimet dhe punësimet, dikush shkon te shpia. Kjo është gjendja së paku në SP Gjakove”, ka përfunduar gazetari Bujar Vitija.

Leave a Reply

Your email address will not be published.