​Abbott: Policia, KFOR-i e EULEX-i ta kryejnë punën e tyre në veri pa u shqetësuar për prioritetet politike

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott, ka deklaruar se zgjidhja e situatës së vështirë dhe të rrezikshme në veri të Kosovës kërkon durim dhe mendim të qetë.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott, ka deklaruar se zgjidhja e situatës së vështirë dhe të rrezikshme në veri të Kosovës kërkon durim dhe mendim të qetë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se është e rëndësishme që t’i jepet kohë dhe hapësirë për të gjetur zgjidhje afatgjata për të mirën e të gjithë qytetarëve.

“Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe pa u shqetësuar për prioritetet politike”, ka thënë Abbott.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.