​Besnik Tahiri: Qeveria e Kosovës i shuan shpresat e zyrtarëve publikë për meritokraci e karrierë profesionale

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se amendamentet e propozuara në Komisionin për Administratë, sot u refuzuan nga Qeveria e Kosovës dhe kësisoj u shuan shpresat e zyrtarëve publikë për meritokraci dhe karrierë profesionale.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se amendamentet e propozuara në Komisionin për Administratë, sot u refuzuan nga Qeveria e Kosovës dhe kësisoj u shuan shpresat e zyrtarëve publikë për meritokraci dhe karrierë profesionale.

Përmes një reagimi në Facebook, Tahiri ka treguar cilat ishin propozimet e tij në Komision.

“Propozimet ishin konkrete: Nenet 44 dhe 46 për procedurat e emërimit të nëpunësve të ulët dhe të mesëm drejtues, propozoj të rishkruhen tërësisht dhe të kthehet rregullimi siç është tani në Ligjin për Zyrtarët Publikë. Pra, të kthehet sistemi i karrierës, lëvizjes brenda kategorisë dhe ngritjes në detyrë siç është tek neni 38 dhe 39 i ligjit aktual në fuqi”, ka shkruar mes të tjerash Tahiri.

Postimi i plotë:

Shuhet shpresa e zyrtarëve publikë për meritokraci dhe karrierë profesionale!

Sot, katër amendamentet e propozuara nga unë në Komisionin për Administratë u refuzuan nga Qeveria, duke ua dhënë goditjen më të madhe zyrtarëve publikë në administratën shtetërore, njëherësh duke ua humbur shpresën për meritokraci dhe karrierë profesionale.

Propozimet ishin konkrete: Nenet 44 dhe 46 për procedurat e emërimit të nëpunësve të ulët dhe të mesëm drejtues, propozoj të rishkruhen tërësisht dhe të kthehet rregullimi siç është tani në Ligjin për Zyrtarët Publikë. Pra, të kthehet sistemi i karrierës, lëvizjes brenda kategorisë dhe ngritjes në detyrë siç është tek neni 38 dhe 39 i ligjit aktual në fuqi.

Te rekrutimi i pozitave të nivelit të lartë drejtues, te neni 47, lista fituese të përbehet nga tre kandidatë që kanë fituar më së shumti vota nga pragu prej 70%, por jo të gjithë kandidatët mbi 70%. Përzgjedhja në parim të bëhet e kandidatit që ka fituar më së shumti vota, e nëse përzgjidhet kandidati i dytë ose i tretë, të kërkohet arsyetimi me shkrim, me qëllim të sigurimit të parimit të meritokracisë;

Ndërsa, te Ligji i Pagave propozova që te neni 9 i projektligjit të shtohet një paragraf i ri, 9.3 vlera e koeficientit të jetë 129 euro. Varësisht nga lëvizjet buxhetore për vitet e ardhshme vlera e koeficientit të rritet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.