Në shekullin XVIII në trojet shqiptare filloi të krijohet dhe u zhvillohet një rrymë letrare, rryma e bejtexhinjve. Kjo lloj letërsie krijohej me bejte-distihe. Krijohej në gjuhën shqipe, por me grafi arabe, si dhe në të njëjtën kohë me shumë shprehje arabo-perse, pra orientalizma. Poetët e kohës që krijuan në këtë lloj letersie ishin shtresë e elites së lartë, hoxhallarë, shejhlerë, myderrizë etj.
Ky lloj i letërsisë ndërlidhet me aspektin historik, politik e social. Me ardhjen e osmanëve dhe të islamit në trojet shqiptare, erdhi edhe ky lloj i letërsisë. Pra, këtu është filli i kësaj letërsie, e cila vazhdoi te krijohej për dy-tre shekuj me radhë. Letërsia alhamiado apo e bejtexhinjve pati zhvillimin e saj në dy faza. Faza e parë shkon gjer nga fundi i shekullit XVIII. Në veprat e kësaj faze më tepër gjeti shprehje fryma laike, kurse në veprat e fazës së dytë, që nisi nga çereku i fundit i shekullit XVIII dhe kapërcen në shekullin e XIX, mbizotëroi tema me karakter fetar.
Në krijimet me tema laike mjaft poetë bejtexhinj, në frymën e poezive orientale i kënduan dashurisë, bukurisë së natyrës e të gruas, lartësuan virtytin, punën, diturinë ose fshikulluan mburrjen e kotë për pasurinë e fisin, goditën ambicien, hipokrizinë etj. Të tillë ishin Nezim Frakulla, Sulejman Naibi, Muhamet Kyçyku etj.
PERIDUHA E SHEK. XVIII
Poet të tjerë të kësaj periudhe të shek. 18 janë: Muçi Zade, Sylejman Nabi, Dervish Hasani, Mollah Hysejn Dobraci, Sylejman pashe Elbasani, Ibrahim Elbasani, Omer Saddedini, Haxhi Ymer Kashari etj.
PERIUDHA E SHEK. XIX
Poetët e periudhes së shek. XIX janë të njohur me veprimtarinë letrare paksa më të begatshme dhe më të ruajtur. Poetët e kësaj periudhe janë: Tahir efendi Boshnjaku, Dervish Salihu, Dalip Frasheri, Shejh Jonuzi, Baba Meleq Shemberdhenji. Të tjerët që mbahen mend më pak për krijime deri te ata që nga poezitë e tyre ka mbetur vetëm një janë të shumtë si: Mulla Beqiri, Mulla Dervishi, Hoxhe Dobi, Shejh Emini, Nesibeja e Gjirokastres, Muharrem Mazuni, Abdullah Melqani, Abidin Beskoviku, Baba Ibrahimi, Baba Salihu, Shejh Hyseni, Shejh Dalipi etj.
PERIUDHA E SHEK. XX
Ky lloj i poezisë ka mbizotëruar, apo jemi më të saktë epiqendrën e kishte në Kosovë. Nëpër mejtepet që hapeshin e mbylleshin dhe nëpër teqet që përgjoheshin e kontrolloheshin aso kohe njerëzit e shkruan gjuhën shqipe me shkronja arab,e ani pse gjuha shqipe kishte filluar të shkruhej me alfabetin e pranuar kombëtar.
Poetet e kësaj kohe radhiten si: Shejh Hilmi Maliqi, Vesel Guta, Hysein Statovci, Dervish Veseli, Hafiz Imer Shemsiu, Faik Efendiu, Dervish Idrizi, Shejh Osmani, Shaip Zurnaxhiu etj.(Salihu,1987:16)
FORMAT POETIKE TE KRIJUARA NE KËTË PERIUDHE
Letërsia shqipe e alhamiados mund të thuhet se kryesisht është shprehur në poezinë lirike, erotike, mistike.
Format poetike të përdorura në letërsinë shqipe islame nga pikëpamja e sistemit të rimës dhe numrit të vargjeve mund të studiohen në dy pjesë:
Të krijuara me bejte (Gazel, Kaside, Mesnevi) dhe të krijuara me strofa (rubaira, ilahija, muhammes, terci-i bent)
Nder format kryesore poetike që janë krijuar në këtë periudhë të letërsisë alhamiado janë:
Ilahija, kasideja, gazeli, mesnevia etj.
Kurse për nga frymezimi për herë të parë shkruhet poezia me tone satirike, ironike dhe ajo ne frymen e polemikes. (Salihu,1987:17)
Te gjitha keto forma jane krijuar me bejte, pra distihe. Poezite e krijuara në këtë kohë kishin kryesisht permbajtje:
Përmbajtje patriotike dhe politike;
Përmbajtje shoqerore dhe sociale;
Përmbajtje të iluminizmit kombetar dhe të iluminizmit fetar;
Përmbajtje fetare dhe të misticizmës islame.