Deputetja, Duda Balje ka reaguar pasi deputeti i VV- së, Gramos Agusholli kishte publikuar një fotografi ku shihen dy çifte grash duke u puthur, e që tha se është blerë 10 mijë euro nga shteti i Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook ajo ka kritikuar për mos-kreativitet nga ana e shtetit.
“Pa emocion ju pyes, se në cilën pjesë mund të shihet arti, kreativitet, bukuria këtu????
Për mua personalisht, pa logjikë”, ka shkruar Balje.