Edhe një tel nga telat e sharkisë u shkëput në majat e historisë folklorike shqiptare!

Edhe një tel nga telat e sharkisë u shkëput në majat e historisë folklorike shqiptare!

Sot me datë 22.12.2022 ndërroi jetë rapsodi i mirënjohur shqiptar, Ali Krasniqi.

Krasniqi zë vend në radhën e elitës floklorike shqiptare.

Për vite të tëra, zëri i tij prej bilbili i këndoi atdheut e heronjve.

I këndoi me aq zell Kosovës e dëshmorëve, Oso Kukës e Adem Jasharit.

I këndoi me zemër miqësisë e mikut të tij, Isa Llapqevës, për të cilën ndjeu mungesë të madhe.

Krasniqi ndonse u shkëput nga ne fizikisht, do të mbetet i pranishëm në mesin tonë, sepse veprat që ai la pas do ta bëjnë të jetojë përherë.

Ngushllime familjes së rapsodit Ali Krasniqi! Ngushëllime artdashësve e gjithë vendit!

Leave a Reply

Your email address will not be published.