Kryeministri grek arriti në Himarë me helikopter ushtarak

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, sot arriti në territorin shqiptar me helikopter ushtarak. Ky i fundit shoqërohej nga peshëngritësi Pirro Dhima, ndërsa pas uljes në fushën e sportit në Himarë, u mirëprit nga kreu i PBDNJ, Vangjel Dule dhe kreu i Omonias Fredi Beleri.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, sot arriti në territorin shqiptar me helikopter ushtarak. Ky i fundit shoqërohej nga peshëngritësi Pirro Dhima, ndërsa pas uljes në fushën e sportit në Himarë, u mirëprit nga kreu i PBDNJ, Vangjel Dule dhe kreu i Omonias Fredi Beleri.

Kryeministri grek do të takohet me minoritetin grek në jug të Shqipërisë.

Udhëtimi i Mitsotakis në Shqipëri, erdhi një ditë pas vizitës së Ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, shkruan Rtsh. Dendias u takua me homologen shqiptare, Olta Xhaçka, ku gjetja e konsensusit për dërgimin e çështjes së detit në Hagë, ishte kryefjala e diskutimit mes dyshes.

Agjenda e plotë:

09:30 Mbërritja në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”.

09:35 Nisja me makina për në shkollën “Omiros”.

09:50-10:30 Vizitë në shkollën “Omiros” dhe në kishën St. Pandon,

10:30 Nisja me makina drejt pedonales.

10:45 Mbërritja në rrugën e këmbësorëve.

10:45-11:00 Përshëndetje e shkurtër në rrugën e këmbësorëve.

11:00 Nisja me makinë për në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”.

11:05 Hipja në helikopter dhe nisja për në Livadhja të Finiqit.

11:25 Mbërritja në Stadiumin e Livadhes, ecje në këmbë drejt Qendrës Kulturore.

11:30-12:00 Përshëndetje dhe takim me nxënësit.

12:00 Nisja në këmbë për në Stadiumin e Livadhjasë.

12.20 Hipja në helikopter dhe nisja për në Derviçan të Dropullit.

12:40 Mbërritja ne Stadiumin e Derviçanit

12:55 Përshëndetje e shkurtër në sheshin Derviçan

13:15 Nisja për në kishë.

13:30 Vizitë në shkollën e Derviçanit.

14:00 Nisja për në Aeroportin e Loaninës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.