Arianit Koci: Myslimanët më thonë “Nuk është shqiptar, por katolik” – katolikët “Nuk është krejt katolik”

Avokati Arianit Koci, ka uruar qytetarët për festën e Krishtindjes.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se praktikuesit e fesë islame, i thonë se “nuk është shqiptar, por katolik”. Ndërsa, katolikët i thonë se “nuk është krejt katolik”.

Koci ka thënë se katolikët e përmendin pak faktin që ai është fëmijë i martesës së përzier.

1. “Ky katoliki” – më thonë pas shpine shumë musliman praktikues të fesë, por edhe të tjerë, duke e mohuar faktin që e kam pasë gjyshin hoxhë me nam.

Madje, si të sharën më të madhe e përdorin sintagmën primitive: “Nuk është shqiptar por katolik”.

2.“Nuk është krejt katolik” – më thonë një grusht katolikësh, mu për shkak të hoxhës, gjyshit.

Dorën në zemër, pjesa katolike shumë më pak e përmendin në aspektin pezhorativ, faktin që jam fëmijë i martesës së përzier.

Sidoqoftë, jam ky që jam. Unik.

Prandaj, gëzuar krishtlindjen – katolik dhe musliman.

Fat dhe mbarësi për të gjithë”, ka shkruar Koci.

Leave a Reply

Your email address will not be published.