Qeveria ia ndaloi hyrjen në Kosovë, Imeraj: Kryepopi serb ishte arkitekt i gjenocidit në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë

Serbët kanë reaguar sot pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’ia ndaluar hyrjen kryepopit serb Porfirije në Kosovë.

Ai kishte për qëllim të vizitonte Patriarkanën e Pejës.

Ndërkaq, historiani nga Deçani, Shkodran Imeraj ka reaguar pas këtij vendimi të qeverisë, duke e quajtur si vendim shumë të mirë.

“Kryepopi serb Porfirije, një heri kreu i arkitektes së gjenocidit në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë, Kishës ortodokse serbe, sot paska deklaruar së autoritet e Republikës sonë, e kanë ndaluar vizitën e tij në Kosovë. Vendim shumë i mirë i Qeverisë së Kosovës për të ndaluar vizitën e tij”, thotë Imeraj.

Ai thotë se, kryepopi serb, nder të tjera paska deklarua së dëshiron të e viziton Kosovën, sepse në këtë për të paktën 1500 vite kanë jetuar serbet aty.

“Deklarimi i Porfirijes nuk është i vërtet, është një deklaratë boshe dhe e pabazë, sepse serbet në Ballkan kanë ardhur mes shekujve VII-IX. Ata, nga malet ruse kanë ardhur të pa fe. Me ardhjen e tyre në Ballkan, ata vendosen në tokat arbërore të zotëruara nga princërit shqiptar, duke uzurpuar çdo gjë që gjeten aty. Madje, ata uzurpuan Kishat ortodokse, dhe duke bashkëjetuar me popullsinë ortodokse shqiptare, ata përqafuan fenë e banorëve vendas dhe kështu filluan forcimin e tyre, duke luajtur me dinakëri karshi Perandorisë Osmane dhe vendeve perëndimore”, thotë ai.

Imeraj thotë tutje se, me një fjalë serbet erdhe të pa fe në Ballkan, dhe atë e morën zyrtarisht nga shqiptarët.

“Porfirije mund të gënjej, por të vërtetën historike ai nuk ka fuqi me e ndryshuar. Kosova, asnjë here nuk ka qenë dhe nuk është toke serbe. Ajo ishte gjithnjë toke e shqiptarëve. Rroftë Republika e Kosovës. Rroftë populli shqiptar”, vlerëson Imeraj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.