Rada Trajkoviq njofton se autoritetet serbe ia ndaluan vajzën në aeroportin e Beogradit

Këshilltarja e ministrit për Komunitete e Kthim në Qeverinë e Kosovës, Rada Trajkoviq, ka bërë të ditur se autoritet serb ia kanë ndaluar vajzën në aeroportin e Beogradit.

Ajo potencoi se e gjithë kjo po ndodh për shkak të tekeve të një njeriu, duke lënë të nënkuptohet në presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Trajokoviq bëri të ditur se vajza e saj u lirua vetëm pas ndërhyrjes së zyrës jashtme për udhëtime të Britanisë së Madhe.

“Dhe përsëri, rrugës për në Londër vajza u ndalua sërish në aeroportin e Beogradit. Një qytetare e thjeshtë, shtetase britanike, e gjitha kjo për shkak të tekave të një njeriu. Ajo u lirua vetëm pas ndërhyrjes së zyrës së jashtme për udhëtime të Britanisë (FCDO). I falënderoj ata që i mësuan Serbisë sesi të respektojë qytetarët e saj”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published.