Si ndodhi kacafytja mes Adem Grabovcit dhe policit serb, flet ish i burgosuri politik

Ish i burgosuri politik, Adem Grabovci ka rrëfyer disa momente kur është përballur fizikisht më policinë serbe.

Një të tillë e kishte edhe policin Maksim Jasheviqi, për çka thotë se fati e shpëtoi pa e vrarë.

“Kur ka shpërthy, na kanë sulmu policia, aty ka dasht me më kap Maksim Jasheviqi, kur e ka qu dorën mem kap ia pash revolen, si jam kacafyt me të, ia nxjerra revolen, aty u rrëzu ai, jam mundu me dhëmbë ta raportojë revolen, aty ai bërtiti, më ka ra revolja prej dore, fati në fatkeqësi ka qenë mua më futën në automjetin së bashku me mbi 10 të rinj, unë e kisha një jakne sportive të nipit tim, kur hym aty, njëri më tha çfarë jakne e mirë, aty ia dhashë janken atij të riut, ai ma dha një jakne të zezë, unë ia dhashë timen”, është shprehur ai.

Tjetër përplasje me ta e kishte edhe brenda stacionit policor, teksa i përmend edhe gardianët për të cilët thotë se kishte edhe prej atyre që i ndihmuan në burgjet serbe.

“Të nesermën, ka qenë Istref Sadiku, Hamdi Bujupi më identifikuan, këta kanë qenë inspektorë të UDBA-së, unë u thash atyre që kam ardh me u lajmëru pas lirimit tim, që ishte një kohë të shkurtër, ai heshti, nuk insistoi, pas pak kohe erdh Maksim Jasheviqi, unë e vërejta, e pyetën a është ky, ai tha s’jam i sigurtë, pasi kisha jakne tjetër. Ata më thanë se nuk do të kesh punë me mua, kanë ardh ata të Beogradit më kanë marrë në pyetje, e kanë lexu biografinë time, një nga ta u tha të tjerëve “biografi të pasur paska”, pastaj kanë vazhdu në mënyrë graduale, ata kërkonin Xhemajl Fetahun, Naser Shatrin. Në një moment, kur dy udbashët i kisha përballë, i kam fut duart nër tavolinë e me të iu rash atyre, aty u krijua një situatë, më pas e kam pa vetën në spitalin e Pejës. Ka pasur gardianë të mirë, e të guximshëm”, ka treguar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.