Grenell thotë se Kurti shkeli të drejtat e serbëve, ka një thirrje për SHBA-në

Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell përmes një postimi në Twitter ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të ndaloi dërgimin e forcave speciale në veri të vendit. Poashtu Grenell ka kërkuar edhe heqjen e barrikadave.

Grenell thotë se kjo është koha më e shenjtë për të krishterët dhe Kurti nuk duhet t’i kërkoi Patriarkt serb të bëjë deklarata politike para se të hyjë.

Postimi i plotë:

Ndaloni dërgimin e forcave speciale në veri – duke kërkuar në të njëjtën kohë heqjen e barrikadave.

E gjithë kjo duhet të bëhet në të njëjtën kohë.

Është gjithashtu koha më e shenjtë për të krishterët – @albinkurti nuk duhet t’i kërkojë Patriarkut serb që së pari të bëjë deklarata politike para se të hyjë.

Kjo është një shkelje e drejtpërdrejtë e lirisë fetare – dhe @USAmbKosovo tashmë duhet të jetë publikisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published.