Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se Prishtina duhet të fillojë t’i zhbllokojë rrugët.
Reagimi i Krasniqit vjen pas vendosjes së barrikadave në veri të vendit si dhe bllokimit të rrugës nga serbët 2 kilometra afër pikës kufitare në Merdare.
Ai ka ironiozuar duke thënë se bllokimin e rrugëve e ka nisur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe tash zhbllokimi duhet të fillojë nga Prishtina.