Shefi i Kabinetit të Presidentes i reagon Vuçiqit: Strategjia juaj dështoi, Policia e Kosovës…

Blerim Vela, Shefi i Kabinetit të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmanit, ka reaguar  duke thënë se strategjia e Presidentit Serbisë, Aleksandar Vuçiq-it ka dështuar  edhe Polica e Kosovës do të vazhdojë të operojë në të gjithë territorin e Kosovës.

“Strategjia e Vuçiqit për të ushtruar lëshime përmes qasjes “përshkallëzoj në de-përshkallëzim” dështoi dhe dështoi”.

“Policia e Kosovës, do të vazhdojë të operojë në të gjithë territorin e Kosovës duke përfshirë edhe veriun. Tani do të ndodhë e pashmangshmja, heqja e barrikadave dhe liria e lëvizjes do të mbizotërojë”, ka shtuar Vela në rrjetin e tij social Twitter.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është shprehur optimist se barrikadat e vendosura në veri të Kosovës do të largohen sonte apo nesër.

Ai tha se qyetarët e Kosovës do të kenë arsye për të festuar, teksa shtoi se protestat paqësore janë më të dobishme se sa vendosja e barrikadave.

“Ata do të donin t’i shihnin qytetarët në shtëpitë e tyre për të festuar me familjet e tyre dhe këto ditë janë në barrikada në mot të ftohtë, jam shumë optimist që barrikadat do të hiqen sot dhe nesër dhe se njerëzit do të kenë një arsye. për të festuar.Ne besojmë se nuk ka arsye për këto tensione, nuk ka arsye për barrikada.Nëse ka qytetarë që shqetësohen për ngjarje të caktuara, një protestë paqësore mund të arrijë shumë më tepër, me shumë më pak përpjekje, sepse qeveria është e gatshme të diskutojë çfarëdo problemi që kanë qytetarët e Kosovës, të çfarëdo nacionaliteti”, tha Bislimi për Radio Kim.

Bislimi deklaroi se nuk ka ultimatum për KFOR-in për heqjen e barrikadave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.