​Haradinaj: Falë ShBA-ve dhe BE-së, u gjet zgjidhja për mos eskalimin e situatës në veri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se falë ShBA-ve dhe BE-së, edhe njëherë u gjet zgjidhja për mos eskalimin e situatës në veri.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se falë ShBA-ve dhe BE-së, edhe njëherë u gjet zgjidhja për mos eskalimin e situatës në veri.

Haradinaj ka thënë se deklarata e përbashkët ShBA-BE, është udhërrëfyes që duhet ndjekur edhe ne si Kosovë.

“Deklarata e përbashkët SHBA-BE si përcaktim që problemet e hapura me Serbinë të zgjidhen me mjete politike, është udhërrëfyes që duhet ndjekur edhe ne si Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj ka shtuar se edhe këtë herë u dëshmua se partneriteti me ShBA dhe BE nuk ka alternativë.

“Falë Amerikës dhe BE-së, edhe një herë u gjet zgjidhja për një situatë shpërthyese në veri të vendit. Si gjithmonë edhe këtë herë u dëshmua se partneriteti me ShBA dhe BE nuk ka alternativë”, është shprehur i pari i AAK-së.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.