Ish-ushtari gjerman i UÇK-së komenton veshjen e Vjosa Osmanit me rroba ushtarake: Më dhëmbin sytë

Ish-ushtari gjerman i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Roland Bartetzko, ka komentuar veshjen ushtarake të presidentes Vjosa Osmani e cila në fjalimin vjetor para pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjegjësisht në Komandën e Forcave Tokësore në Istog u shfaq me uniformë të FSK-së.

Bartetzko ka shkruar në llogarinë e tij në Tëitter se me pamje të tilla i dhëmbin sytë dhe e urren.

“Gjithmonë më dhëmbin sytë kur civilët janë të veshur me rroba ushtarake, por veçanërisht kur politikanët e bëjnë një gjë të tillë vetëm për të fituar popullaritet”, ka shkruar ai.

Ai ka shtuar se e urrente këtë gjë edhe kur e bënte ish-presidenti Hashim Thaçi.

“E urreja kur po e bënte Thaçi. Të jesh kreu i Forcave të Armatosura nuk të bën ushtar”, ka shkruar Bartetzko.

Leave a Reply

Your email address will not be published.