“Kujdes me kanë rrinë dhe me kanë shoqnohesh, se bylbyli të çon te drandofillja e sorra te plehnat.“
“Nuk asht e lehtë me kanë qiri. Për me shpërnda dritë,fillimisht duhet m’u djegë.“
“Çdo gja e pret kohën e vet, As nuk çelë drandofillja As nuk lén dilli para kohe. Prit, ajo çka asht e jotja, ka me t’ardhë“
“Para se me eduku guhën, edukoje zemrën, se fjala vjen prej zemrës, e del prej guhës. “
“Nëse dritarja ku ti e sheh botën asht e papastër, lulat e mia kanë me t’u dokë lloç.”
“Vllaznillaku i qenve zgat deri t’ju gjuhet ashti përpara.“
“Ngrite fjalën, jo zanin! Se nuk asht murmurima ajo që i rrit lulet, po asht shiu. “
“Dashtunia asht ilaç. Dashtunia asht fuqi. Dashtunia asht vula e nryshimit.’
“Sytë janë dy, veshët dy e goja nja. Me pa shumë, me ngu shumë e me fol pak, duhet.“
“Sabri asht njipej’ i tillë që ti menon që po kputet, ai veç forcohet. Ti menon që po maron, ai veç shtohet…”
“Qiti majat e dy gishtave n’sy. A munesh gja me pa? S’do me thanë që s’ekzston bota, veç pse ti s’je tuj e pa.”
“Nëse nuk kajnë retë, qysh kanë me kesh gjelbërimet?”
“I edukumi heshtë prej edukatës, i padituni menon që e la pa fjalë.”
“Ai që gjanë lumtuninë te ti, asht i joti, tjerët janë musafir.”
“Dost nuk asht ai që t’fol idhtë, Po ai që t’idhtën ta thotë amel.”
“Ai që e rreh qilimin me shkop nuk ka qëllim me e rreh ata, po pluhunin me ia hjekë.”
“Me dashtuni amëlsohen t’idhtat. Me dashtuni bakri bahet dukat. Me dashtuni e trubullta kullohet. Me dashtuni derti gjan shërim.”
/FatijonaBajraj