2022 viti i ngritjes së çmimeve dhe i varfërimit të familjeve

Shporta e konsumatorit u varfërua më ngritjen e këtyre çmimeve gjatë vitit 2022, e ka rrëfyer konsumatorët por e kanë konfirmuar edhe ekonomistet.

Është fundi i vitit 2022 e harxhin vetëm sa e bleu. Por, jo çdo gjë ishte e lehtë për Sedat Shabanin nga Gjilani, gjatë vitit që lamë pas.

Ngritja e çmimeve tek produktet bazike që ndodhën gjatë 2022, ishte e vështirë për të përballuar e edhe shporta zor për t’u mbushur.

Me një pagë 350 euro e më një familje gjashtë anëtaresh, është vështirë të përfundojmë muajin pa një ndihmës nga diaspora, e ka nisur rrëfimin Sedat Shabani.

“Të produktet kemi vërejte ngritje të çmimit tek mielli, vaji, çdo gjë ka rritje. Unë besoj që për një rrogë që e marrim më 350 është shumë vështirë me ja dal”, ka thënë Sedat Shabani.

Para se të ndodhte ky ndryshim në artikuj, Shabani tregon se shpenzonte 100 euro, por që shuma ju dyfishua për të njëjtat produkte brenda një periudhe shumë të shkurt.

“Ma herët kemi shpenzuar 100 euro, tash i shpenzojmë 160 euro, e njëjta artikull por çmimi është dyfishuar”, ka shtura Sedat Shabani.

Si mos të mjaftonte kjo, ndryshime në çmime pësuan gjatë vitit edhe lendet djegëse. E kjo ju bë barrë shtesë familjeve kosovare.

“Ne i shpenzojmë çdo vite 15 metra dru. Ka ndryshime drastike, një metër dru është bë 40 euro”, ka theksuar Sedat Shabani.

Se shporta e konsumatorit u varfërua më ngritjen e këtyre çmimeve gjatë vitit 2022, e thonë edhe ekonomistet.

Për Mustafë Kadriaj, shkaqet e ngritjeve të çmimeve që kapanë dyshifrorin ishin të shumta.

“Këtë vite për fate jo të mirë patëm një inflacion deri në shifër dyshifror apo një inflacion galopan siç është në gjuhën ekonomisë. Kemi import të lartë dhe si rezultat i ngritjes global edhe ne si Kosovë u ndikuam direkt. Përveç të derivate neve na u rritë edhe konsumi që rëndojë edhe më shumë shportën e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka sqaruar Mustafë Kadriaj-Ekonomist.

Në bazë të statistikave të ASK-së, 1 kg orizi gjatë vitit 2021 kushtonte 1,44 euro derisa gjatë vitit 2022 1,57 euro, 1kg miell gjatë vitit 2021 0,64 cent derisa gjatë 2022 0,82 cent, buka e bardhë 500gr gjatë 2021 ishte 0.42 derisa gjatë 2022 0.51 cent, 1 litër qumështi 0,93 cent gjatë 2021 derisa 1,23 gjatë 2022. Rritje të ngjashme të çmimeve kanë pësuar edhe produktet të tjera bazike për shportën e konsumatorit gjatë viti 2021.

Arsyeja e ngritjeve të çmimeve në Kosovës, sipas udhëheqësve ne vend erdhi kryesisht si pasojë e luftës në Ukrainë dhe krizës globale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.