Haki Abazi e Sadri Ramabaja ‘kapen’ me njëri-tjetrin në Facebook, kjo është arsyeja

Deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka plasuar sot para ndjekësve të tij në Facebook një shkrim të historianit Jusuf Buxhovi, që flet për të majtën shqiptare dhe për Konferencën e Bujanit. Por, ai ka marrë një reagim të fortë kundërshtues nga Sadri Ramabaja.

Në atë shkrim të ndarë nga Haki Abazi denoncohet e majta shqiptare për mosbashkimin e Kosovës me Shqipërinë, përkundër mbajtjes së Konferencës së Bujanit.

Abazi do të jepte edhe një koment mbi këtë shkrim të Buxhovit: “Vija historike e kundërshtisë që duhet tejkaluar, ndryshe nuk do të ndodhë faktorizimi.”

Por, atij i ka reaguar ashpër analisti dhe anëtari i VV-së, Sadri Ramabaja:

“Një përrallë që edhe ata që kanë njohuri elementare në lëminë e historisë politike, nuk do ta besonin për të mirëqenë!”

Uh!

Si ia ktheu deputeti Abazi?

Fillimisht duke ndarë një link për Konferencën e Bujanit. E më pas, edhe duke i thënë këto fjalë: “Histori = tregimi i tij! Tregimi për këtë ngjarje? Tradhtia ka emër?”

Statusi i plotë i Abazit me gjithë komentet

Leave a Reply

Your email address will not be published.