Eksperti gjerman: S’e di pse ShBA-ja e BE-ja nuk shkojnë me atë që ishte politikë në vitin 2017, rreth dialogut Kosovë-Serbi

Eksperti gjerman për Ballkanin, Bodo Weber, ka thënë se perëndimi duhet të shkojë direkt me atë që ka qenë politikë nga viti 2017, negociatat për marrëveshje finale e gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai këto deklarata i bëri pas zhvillimeve në veri dhe vendosjes së barrikave në disa pika atje.

Ai ka thënë se është skeptik për “propozimin e përkohshëm”.

“Mbetem thellë skeptik për racionalitetin politik që është prapa propozimit të përkohshëm – të ndërmjetshëm për marrëveshje. S’e di pse BE dhe SHBA, nuk shkojnë direkt me atë që ishte politikë zyrtare prej 2017-ës, e që është negocimi për ujdi finale e gjithëpërfshirëse.” – tha ai.

Në fund, Weber ka thënë se nëse ndërkombëtarët nuk kanë levat e mjaftueshme ndaj Serbisë, atëherë vështirë se mund të ketë pajtim për “një propozim të përkohshëm”.

“Nëse arsyeja është që Perëndimi s’ka levat e mjaftueshme ndaj Serbisë, atëherë dyshoj që Brukseli e Uashingtoni, do menaxhojnë të pajtohen për një propozim të përkohshëm.” – tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.