Patriarkut serb iu ndalua hyrja në Kosovë: Kryepeshkopi Eliphodoros në ShBA i nis letër Blinkenit

Kryetari i Asamblesë së Ipeshkvijve Orotodoksë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryepeshkopi Elpidoforos, thuhet se i ka nisur një letër sekretarit amerikan, Antony Blinken, pasi patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, iu ndalua hyrja në Kosovë.

Në një letër të publikuar në faqen zyrtare të tyre,thuhet se janë shprehur shqetësimet e paraqitur nga hierarkët e Kishës Ortodokse Serbe në Amerikën Veriore, Qendrore dhe Jugore në lidhje me ndalimin e vizitës.

“Patriarku Porfirije, në këtë mënyrë, nuk ishte në gjendje të ishte me besimtarët ortodoksë serbë në Kosovë në ditët para Lindjes së Krishtit.” – thuhet në këtë letër.

Tutje, shkruan sei është kërkuar sekretarit që të lehtësojë paqen dhe të drejtat e njeriut e liritë fetare të serbëve në Kosovë.

Njoftimi është shpërndarë edhe nga manastiri i Deçanit.

“Kryepeshkopi grek ortodoks i Amerikës, Elpidophoros, kryetari i Asamblesë Ipeshkvore Ortodokse në ShBA i shkroi një letër Sekretarit të Shtetit, duke i bërë thirrje për lirinë e lëvizjes, të drejtat fetare dhe njerëzore të të krishterëve ortodoksë në Kosovë.” – thuhet në postimin e tyre në Twitter.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës kishte konfirmuar se vizita e Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, mund të aprovohet vetëm nëse distancohet nga veprimet e pjesëtarëve të tyre, për të cilët thotë se hynë ilegalisht në Kosovë dh e i dhanë përkrahje grupeve kriminale në veri.

MPJ përmes një komunikate për media, kishte thënë se vizita nuk është refuzuar, “siç po propagandohet”, por vetëm është kushtëzuar me distancimin nga aktet e dhunës.

“Një qëndrim i tillë i institucioneve të Kosovës është determinuar nga fakti që prifti ortodoks Predrag Popoviq, nga Kisha e Shën Bartolomeut dhe Barnabas në Rakovicë, afër Beogradit, ditë më parë kishte pranuar publikisht se ditën e martë të javës së kaluar kishte kaluar ilegalisht kufirin e Republikës e Kosovës dhe duke përdorur rrugët anësore –sipas tij për t’iu shmangur patrullave të KFOR-it, i kishte vizituar dhe përkrahur protestuesit në barrikadat në Leposaviq.” – thuhej në njoftim

Leave a Reply

Your email address will not be published.