A po hyjnë femrat kosovare në kule, e meshkujt në Plisa?

Drejtori i DTV-së dhe producenti i “Tregimeve Popullore”, Ramiz Vitia ka shkruar për punën e televizionit DTV dhe suksesin e madh të arritur me “Tregimet Popullore”.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se pas suksesit të madh të “Tregimeve Popullore” dhe DTV-së, kanë filluar çdo mahallë në Kosovë që të prodhojnë nga një tregim, secili në mënyrën e vet.

Ai shkruan duke ironizuar të tjerët se, kanë ku marrin shkollë për këtë.

Vitia shkruan tutje se, qysh po e sheh ai, deri ën vitin 2025 femrat në Kosovë kanë me hi në kule, kurse meshkujt me plisa.

Më poshtë postimi i plotë:

Çka do të thotë një medium siç është DTV-ja.

Kemi nis të parët me Tregime Popullore, sot çdo mahallë në Kosovë po e prodhojnë nga një Tregim në atë t’veten.

Po qysh p’e shoh unë, deri në 2025 krejt femrat ke me i pa me kule, e meshkujt me plisa😀. Besoni, s’u kanë qëllimi im ky😜.

Suksese të gjithëve, t’lumtë ju që keni ku merrni shkollë!

Leave a Reply

Your email address will not be published.