Albulena Haxhiu pyetet nëse do të arrestohet dikush nga PDK-ja? Jep përgjigje interesante

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka filluar një fushatë pyetje-përgjigje në profilin zyrtar të rrjetit social “Instagram”.

Ajo po u përgjigjet pyetjeve të ndryshme që kanë qytetarët e Republikës së Kosovës, kuptohet dhe jo vetëm.

Njëra nga pyetjet kishte të bënte me eksponentët e Partisë Demokratike të Kosovës, me ç’rast interesimi i një qytetari ishte nëse dikush nga ta do ta shijojë siç e quajti ai “flladin” prapa grilave.

Haxhiu nuk pritoi t’i përgjigjet edhe kësaj pyetjeje cinike, për të mos e quajtur idioteske:

“A e ki njet me fut naj kan pdk ne fllad”, ose kthyer në gjuhën standarde për ata që e kanë të vështirë ta kuptojnë të parën: “A e ki nijet me futë dikë të PDK-së në fllad”.

Përgjigja e Haxhiut ishte kësisoj:

“Kompetent për këtë janë policia, prokuroria dhe gjykata. Kushdo që është përfshirë në veprime të paligjshme duhet të marrë dënimin e merituar. Ministria e Drejtësisë është përgjegjëse për politika reformuese dhe për të cilat jemi duke punuar”, u përgjigj tutje Haxhiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.