“Beogradi po fërkon duart”, vjen paralajmërimi pas plagosjes në Shtërpcë: Mos e harroni këtë rast!

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka reaguar pas plagosjes së dy serbëve në Shtërpcë.

Ai përmes një postimi në Facebook, tha se ky rast e ka bërë Beogradin që t’i fërkojë duart.

Derisa, Muliu e ndërlidhi këtë rast me rastin PANDA.

Postimi i plotë

Pavarësisht motivit që ka pasur i dyshuari që ka plagosur dy serbë sot në komunën e Shterpcës, ky rast e bën Beogradin për t’i fërkuar duart. Deri sot, me vite të tëra, pa ndalë kanë krijuar fabrikime të sulmeve etnike. Ngjarja e sotme është për t’u dënuar nga secili prej nesh, sepse e ka dëmtuar vendin tonë shumë. Personalisht, unë distancohem nga çdo rast si ky!

PATRIOTIZMI është dashuria dhe mbrojtja e ATDHEUT, prandaj unë e mbroj vendin tim duke u distancuar nga ky rast. Ne duhet t’i zbulojmë të gjitha fabrikimet që i ka bërë Serbia.

I kam përmendur disa herë, por po e përsëris: mos e harroni rastin PANDA, kur shërbimet sekrete serbe i kanë vrarë 6 të rinj serbë, vetëm e vetëm që të fajësohen shqiptarët dhe Ushtrisa Çlirimtare e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.