I dyshuari për plagosjen e dy personave në Shtërpcë, është ushtar i FSK-së

Dy persona të moshës 11 dhe 31-vjeç kanë mbetur të plagosur sot në Shtërpcë, pasi janë gjuajtur më armë zjarri nga një i panjohur.

I dyshuari për plagosjen e tyre tashmë është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërkaq të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Gazeta merr vesh se i dyshuari për plagosjen e tyre është ushtari i FSK-së, A.K. (emër i njohur për redaksinë).

Gazeta ka kontaktuar me xhaxhain e të dyshuarit, H.K., dhe i njëjti tha se për momentin ndodhet në stacionin policor në Ferizaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.