Media serbe: KFOR-i ka kthyer përgjigje për kërkesën e 1000 trupave në Kosovë, dokumenti iu dorëzua Vuçiqit

Media e afërt me regjimin serb Novosti, ka njoftuar se përfaqësuesit e Komisionit për Zbatimin e Marrëveshjes Teknike Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, në prag të Krishtlindjeve, në ora 19:00, kanë marrë përgjigjen e përfaqësuesve të KFOR-it për kërkesën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, për kthimin e deri në 1000 pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe Policisë së Republikës së Serbisë në veri të Kosovës.

Më tej sipas Novosti, ministria e Mbrojtjes e ka dorëzuar dokumentin e lartpërmendur në Kabinetin e Presidentit të Republikës dhe Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për ta njohur atë me përmbajtjen e përgjigjes së KFOR-it.

Kujtojmë se më 16 dhjetor, në Merdare, pjesëtarët e Ushtrisë Serbe i paraqitën KFOR-it kërkesën për kthimin e 1000 pjesëtarëve të forcave të sigurisë në Kosovë.

Pranimi i përgjigjes së KFOR-it është konfirmuar për Novosti nga zyra e presidentit Vuçiq, të cilët kanë thënë se presidenti do të informohet për përmbajtjen e dokumentit sapo të arrijë nga Hilandari.

Leave a Reply

Your email address will not be published.