Policia në Ferizaj jep detaje të reja për plagosjen në Shtërpcë, thonë se kanë gabuar në informacione

Gjatë pasdites së sotme dy të rinj serb janë plagosur në Shtërpcë, dhe pas trajtimit janë jashtë rrezikut për jetë.

Fillimisht u bë e ditur se bëhet fjalë për një 11 vjeҫar dhe një 31 vjeҫar që kanë mbetur të plagosur, mirëpo, nga policia në Ferizaj bëjnë të ditur se këto të dhëna nuk janë të sakta.

Të plagosur kanë mbetur në këtë rast një 11 vjeҫar dhe një 21 vjeҫar, thonë nga zyra për informim e Komunës së Ferizaj.

“Në lidhje me personat e plagosur në Shtërpcë, fillimisht nga informatat e para që kemi pranuar, ju kemi njoftuar se janë plagosur dy persona, një person 11 vjeçar dhe një person 31 vjeçar. Mirëpo, Sektori Rajonal i Hetimeve, pasi ka bërë verifikimin e personave të plagosur dhe moshës së tyre, rezulton të jenë plagosur, një person 11 vjeçar dhe një person 21 vjeçar”, thuhet në këtë komunikatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.