/

Vdekja e pacientit në Kardiokirurgji pas operimit, Prokuroria autorizon Policinë për të kryer hetime

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë që të hetojë vdekjen e pacientit, pas operimit në Klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë që të hetojë vdekjen e pacientit, pas operimit në Klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK.

Kështu ka bërë të ditur sot për KosovaPress zëdhënësja e Prokurorisë Themelore, Laureta Ulaj, e cila ka potencuar se në rast të paraqitjes së elementeve të ndonjë vepre penale, do të veprohet tutje me këtë rast.

“Rastit të cilit i referoheni, mund t’iu njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka autorizuar policinë t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme, me qëllim të sqarimit të kësaj çështjeje dhe eventualisht në rast të paraqitjes së elementeve të ndonjë vepre penale, do të veprohet tutje me këtë rast.”, është bërë e ditur në përgjigjen me shkrim të Ulajt.

Ndryshe, kardiokirurgu Kushtrim Shala, këto ditë ka shkruar në Facebook se ka kryer një operacion të rrallë me sukses te një pacient me diseksion akut të aortës, por s’dihet nëse operacioni ka pasur sukses, pasi pas disa orësh pacienti ka vdekur. Lidhur me këtë rast, drejtori i Klinikës së Kardiokirugjisë, Rifat Brahimaj i ka quajtur të papërvojë mjekët që kanë kryer operacionin dhe ka kërkuar hetim. Ndërkaq, kardiokirurgu Shala ka reaguar duke u shprehur se ndaj tij është bërë tentim për eliminim profesional nga drejtori Brahimaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.